Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Carazela KONDI

Dhe duke mbaruar ky vit

———————————

do te doja,te thosha disa

faleminderit,dhe disa

me fal.

Faleminderit atëherë

atyre qe me mërziten zemrën

sepse me mësuan ,te vetëmbrohem.

Faleminderit atyre qe me shkelen

për tu ngjitur

sepse kështu,me bene

me te kujdesshme.

Faleminderit,atyre qe me gënjyen

sepse kështu,vlerësova me shume

te vërtetën.

Faleminderit atyre ,qe me përqafuan

me dashuri,dhe me ndihmuan

te çohem lart

sepse kështu kuptova

qe megjithe kalbësirën

qe ekziston rreth nesh

ka akoma ,njerëz me vlera.

Faleminderit,njerëzve qe kisha

pranë,kur u gjunjëzova.

Nje me fal për njerëzit

qe ndoshta pa dashur,i lëndova.

Dhe ne fund,një me fal

për veten,qe nuk e përkujdesa

ashtu siç duhej.

Viti i ri ,te filloje me synime te reja

me endra te reja

për nje te nesërme me te mire.

Gëzuar vitin e ri,te gjithëve

me shëndet,mbarësi ,e lumturi.

/www.QendraPress.com/