Prokuroria jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë
Sot në Prishtinë, një grua është është gjetur me lëndime, e shtrirë në tokë, ndërsa me të mbërritur ekipa mjekësore në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e viktimës.Njësitë relevante tanimë ndodhen në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet e mëtejme lidhur me këtë rast.Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se sipas informatave të para, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.Tutje ajo shtoi se pas ekzaminimeve, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj për Gazetën Online Reporteri.net. Për këtë rast ka folur edhe Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli i cili ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në hollin e banesës në katin e dytë.Ai ka dhënë detaje të tjera edhe lidhur me gjendjen në të cilën është gjetur viktima.“Në momentin kur ekipa ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Dukagjinin.
“Reth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Reporteri.net/