Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj mësuesit që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 6 në Vushtrri

                                       Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mësuesit nga Vushtrria që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi”.Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.I njëjti bëri të ditur se pas hetimeve ndaj të dyshuarit, më 29 dhjetor është ngritur aktakuzë ndaj mësuesit për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ngacmim seksual”.“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual”, tha Preteni për Gazetën Online Reporteri.net.Sot, gjatë ditës, suspendimin e mësuesit të shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” për Gazetën Online Reporteri.net e konfirmoi edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.Idrizi tha se mësuesi është suspenduar nga puna nga komisioni disiplinor.“Mësuesi është suspenduar nga komisioni disiplinor. Bëhet fjalë për shkollën fillore “Andon Zako Çajupi”, tha shkurtimisht Idrizi./Reporteri.net/