Pjesëtari i Policisë dhe poeti Tahir Musaj,me pietet përkujton kolegun e tij Policin e  Kosovës Qamil KUKAJ.

         Pjesëtari i Policisë dhe poeti Tahir Musaj,me pietet përkujton kolegun e tij Policin e  Kosovës Qamil KUKAJ ‘’ I dashuri dhe i paharruari shoku dhe kolegu im Qamil Kukaj, me dhembje dhe pikëllim të madh e morra lajmin për ndarjen tënde të hershme nga kjo jetë, shumë vite kaluam momente të bukura s’bashku, dhe asnjëher nuk kam menduar se do të vij edhe dita e ndarjës, dhe asesi nuk po mundem të besoj që më nuk je në mesin ton, njëherit kurrë nuk do ta pranoj këtë realitet të hidhur, sa e padrejtë është kjo jetë, sa shumë ndjej një dhimbje të madhe në shpirt për humbjen tënde shoku im i dashur.

Shpreh ngushllimet më të sinqerta, familjës tënde, farafisit të gjërë dhe gjithë kolegve, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëndë dritë të përjetshme, Qoftë kujtimi i paharruar për ty,

Me zemer të thyer dhe me pikëllim të thellë do të përkujtoj përgjithmonë, dhe do mbetesh përjetë në zemrën time si shoku dhe kolegu më i mirë, pusho në paqe shoku dhe kolegu im i dashur./QendraPress/