Fryma poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

DASHURI

———————————-

Zbulim ishte njohja jote,

Si yjet kur hënën panë.

Nata ardhur vizatuar,

sfonde ylberesh kahanë.

Qielli shfaqte shëmbëllimin e syve të tu, shkëndijëzuar.

Zemrës përcjellë nota pentagramesh të pashkruar.

Ndjerë magjinë e prekjeje, si shkundje.

Buzësh djegur, përvëluar,..

U zgjua, dashuria e ëndrrave, u zgjua.

Mes një qielli blu të thelluar.

Frikëra, ndjesi të heshtura,

Kalavare vjeshte ngarkuar.

Do të shuhet një ditë kjo vlagë,

Ashtu siç shuhen zjarre.

Hirin e ngrohtë do të flladitin errëra,

Mantel mbështjellë, kthyer si malle.

Dhembje thikash do të ndiej,

Një mijë herë do të vdes e do të ngjallem.

Dhe një mijë herë kur sytë të kem hapur.

Për ty moj, veç për ty, do të falem.

/www.QendraPress.com/