Fryma poetike me poeten;- Albina CEKA

GRU, AMVISË E NANË E MIRË

————————————

Se do të jesh e lumtura gru

Burrë e fëmijë me to rrethu

Leni të rriturit t’jetojn të lirë

Mendo veten të jetosh mirë

Se problemet nuk mbarojnë

Të rriturit shumë e teprojnë

Kërkesat i rrisin ato si shtati

Disave 12- të ju rrinë sahati

Duaje veten pak nga pakë

Hidhe vallen,lujë atë shtatë

Hidhe vallen dhe këndo gru

Të kuptojnë se din me gëzu

Gru, amvisë e nanë e mirë

Mbaje veten e mos u plakë

Janë të rritur e ja dalin vetë

Dashnin n’zemër si ti t’kenë

Fjalë t’mira, dashni n’shpirtë

Ato fortë reflekto te fëmitë

Punët o lejini se i bajnë vetë

Me rini, gjithçka banë dritë

Leni punët o pak nga pakë

Se ti një jetë ke punu sakë

Gëzohu,gëzohu,gëzohu gru

Kurrë s’asht vonë o me jetu

Edhe burrit tregojë vendin

Se dhe ai s’ta dinë kimetin

Banja t’qartë asht i vonuar

Asgja n’jetë nuk ka kuptuar

Ke duru ke pritë nje jet tanë

Që ai t’lajë rakinë e duhanë

Punët,fajet krejt tek ti ranë

Ndrysho, tash bebat s’qajnë

Leni t’rriturit në boten e tyre

Kujdesu për shtat e shpirtë

Ke t’drejte me pa pak dritë

Ti gru, amvisë, nanë e mirë

Gëzohu, gëzohu ti nga pakë

Ecë, kujdesu për atë shtatë

Ta kuptojnë o ty rendësinë

Gru, amvisë e nanë e mirë

/www.QendraPress.com/