Fryma poetike me poetin ;-Qazim THAÇI

Qiellit të Arbërisë me dashurinë e Fshejtë

—————————————————–

Në mungesë të Odës së vendlindjes.

Mbyllur mas vitet e shkuara nëpër dekada.

Për të pa se dashuria nuk është krejt pa gjemba.

E qiellin nuk e shoh , as frymën nuk e shijojë.

&     &     &

Sikur Anteu me dashurinë e tokës ringjallur.

Lumëbardhit dua ti shoh pulëbardhat duke u lazdruar.

Them ta kisha takuar Vrapuesen e ti them se dashuritë.

Në qytetin besëlidhjes i ngjajnë asaj të Doruntinës .

&      &      &

E fjalës ia bashkangjesë edhe frymën e Pashtrikut drejt Pikëllimës

Me amanetin e atyre që ujitën me gjakun e tyre lule bozhuret.

Jo si në legjendën e Kosovës ,por në mitin e dashurisë së Fshejtë.

Qiellit të Arbërisë jehon kënga e Tumankuqes si ritëm pranveror.

 /www.QendraPress.com/