Fryma poetike e së hënës me poeten:-Shukrije GASHI
E HINTA E PAPREKSHME
(Dhjetor 2020)
—————————-
E hinta është gjithmonë e hintë
S’ka hije prapa skenave
një kurthë i s’ardhmes së tmerreve
t’ reja qëndrueshmëri
një hap prapa ende për t’ecur
e hinta është zona më e sigurt
pajtim i rehatshëm
i paanësisë së anshme
E hinta është gjithmonë e paprekshme
ajsberg i shkrirë i mallkuar ose i bekuar
nga liderët botërorë
muhabetin e kuajve të shaluar
ecjen pa kujdes nëpër
rrugët me xhama të thyer
në Mijëvjeçarin e Ri
mbathur me patkonj
një e treta e trendit
dërdëllisje po por jo e folme
rehati e shkrirë e zonës hintë ..
/www.QendraPress.com/