Fryma poetike e së hënës me poeten:-Anita HOXHA
Ato te thjeshtat deri në dhimbje !
—————————————————-
Këpucët tua baba, ato të vjetrat,
Sepse të reja s’mund ti blije dot !
Ato, që me vargje i mbushën letrat,
Prej pluhuri mbuluar,fshiva ato sot.
Mu bë se ato filluan të më shihnin,
E gëzimit u çelën e vitesh për çudi…
Heshtën, por shtëpinë ato e njihnin,
Ndonëse kohë larguar, je baba dhe ti
Si në pasqyrë portreti, një çast mbeti,
Lustrës së zbehtë me pluhur mbuluar,
Mbushur me mall këpucët e tim eti,
Përdore kur ecnim duke kënduar.
Këpucët e tua baba, ato të vjetrat…
Në disa vende grisur, arnuar e ngjitur,
Vitesh e me mall të priten, ato të urtat,
Fund shkallëve baba,duke zbritur…
/www.QendraPress.com/