Fryma poetike e së hënës me poeten:-Ajne IBËRHYSAJ
PA TY…
—————————
Shpresojmë çdo herë,
Se tjetra dhe tjetri,
do ndryshoj,
Veç shija e kafes
Është përbetim
Si ngjyrat e flakës!
Kafja ikën me ditën e mire,
Fshihet nën veladonin e natës!
Ulur tek me tek ,
Flas me filxhanin në duar
shija ime, me asgjë nuk të ndërroj,
As me këtë mëngjes të ftohtë dimri!
Ma shëron shpirtin e ndjenjat e mia
Më dhurojnë brenda meje
Një çast dashurie,
Në një det të trazuar!
Nën aromën e kafes
Pa ty, jeta ime
Do ishte sahat pa vlerë!
Çdo çast me ty
Ma shkund hirin
Që kam thelle në shpirt
Aromë që më ndezë e më djegë përjetësisht,
Edhe më squfur ferri më hap udhën.
Zjarrin e kraharorit ma freskon,
Më afshin e frymës dëlirë
Pa u ndier. Temjan i ëmbël!
Një kafe mëngjesi
Asht, si dita e diel me Diell!
/www.QendraPress.com/
————————————————