Fryma poetike e së hënës me poeten:-Ana TISI

Ai je ti!

———————————

Ti më ledhaton fytyrën si rrezja e hënës

Je bukuria e shpirtit për mua

Për ty më dalin nga shpirti fjalët e pathëna

Ti je çdo gjë që unë dua…

Jeta me ty, më duket më e bukur, më e lehtë

Me ty edhe dimri më duket pranverë

Me ty do jetoja edhe një mijë vjet

Se ti di t’më lumturosh mua çdo herë

Me ty unë jam më e plotë në gjithçka

Me ty çdo varg ka kuptim

Ti je vetë poezia që mbart

Je strofa që shkrihet gjer në amshim

/www.QendraPress.com/