Serbia e përdori të njëjtin format si Rusia me Evropën, për të ndërhyrë në politikën e brendshme të Kosovës, me GEN-in dhe bashkëpunëtorët e saj në Kosovë.-Shkruan;Hisen BERISHA, Deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës.

                          Jo Albin, kësaj radhe nuk do të ndezë asnjë aferë, për ta tërhequr vëmendjen e shoqërisë civile, qytetarëve apo spektrit politik, me afera të tipit: “GEN-Kurti”, Ligji i Pagave e vlera e koeficienteve, përplasja me Kryetarët e Komunave, apo edhe skenarët që i përpunoni së bashku kabineti Juaj me atë të Vuciqit, si e shtëna me armë në ditën e “bozhiqeve”, video incizimeve linçuese ndaj opozitës, metoda këto tipike të “fletërrufeve” e “çafkoreve” komuniste që gatuajnë agjentët e BIA dhe Asfalias, nga kabineti juaj, apo protestat gjoja anti Vuçiq në Veri. Jo! Do të jemi të fokusuar në vizitën e delegacionit të diplomatëve amerikan dhe përfaqësues të DASH, detyrat konkrete dhe kushtëzimet me kokën tuaj politike në procesin e dialogut dhe synimeve të vendit tonë për integrime euro-atlantike. E tërë filozofia e zbardhjes së aferës korruptive “GEN-KURTI” e cila cenon sigurinë nacionale, përmes financimit të ardhjes së LVV në pushtet në Kosovë, është çështje e pavarësisë së gjyqësorit për veprim të pa hendikepuar/penguar dhe ex officio, mbi bazën e informatave nga shteti e hetuesia sllovene. Ajo çka e bënë të disfavorshme situatën, është konteksti politik në Slloveni, ku ka fituar e majta, të cilët dihet se Albini i ka partnerë për ta ndihmuar, përderisa nuk devijon nga kursi i veprimit politik për fundosjen e shtetit të Kosovës në proces. Por, korrupsioni politik në Kosovë, sipas “doktrinës hetimore” të aferës “Watergate”, mund të hetohet duke ndjekur rrugën e parave në shifra milionëshe, në mbështetje të ardhjes në pushtet të LVV. Serbia me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë, duke e kthyer diplomacinë shtetërore në mekanizëm korrupsioni, e ka korruptuar qeverinë Kurti, me aferën “GEN-Kurti”, në të njëjtin format siç e ka korruptuar e komprometuar Rusia tërë Evropën me “Gasprom”! Kjo po, që do ta turpëroj e fyej identitetin ende të brishtë të shtetit e kombit tonë, të cilit ende nuk i janë mbyllur plagët e krimeve antinjerëzore, të luftës e gjenocidit afër 100 vjeçar serb, e tani po udhëhiqet nga një Qeveri e Kryeministër që ka ardhur në pushtet nga paraja e armiqve historik si Serbia, Rusia, organizata terroriste si ajo e bashkëveprimtarit të Binladenit, Osman Atalai, pastaj muxhahedinët e Iranit, etj. Këto afera korruptive i kisha bërë të ditura përmes mediave vendore (TV Dukagjini, 11 Tetor, 2019) për shtetin, kur ndodhen zgjedhjet e Tetorit, 2019 dhe rritja patologjike e kancerogjene e LVV të Kurtit. Por, edhe rikthimi i dhunshëm (përmes aferave korruptive të parasë së inkriminuar), pas rënies si qeveri e 52 ditëve Kurti1, nga presioni deri në kërcënim për eliminim fizik, nga mafia ruse, prej të cilëve ishte financuar në takimin e Stambollit, pastaj manipulimi korruptiv me garancinë hipotekar bankar për autostradën, fondet manipulative si ai për pandeminë, etj. Nxitja e aferës “GEN-Kurti” pikërisht tani, fakti se duket të ketë shumë trika bankare, të shtynë të mendosh se po bëhet, sa për të tërheqë vëmendjen nga dështimet tjera, e veçmas nga pritjet e ardhjes së këshilltarit të DASH, z. Cholet në Kosovë, me detyra konkrete që kjo qeveri me handikapët e shpërfaqura tashmë, nuk ka mandat ti përmbushë. Prandaj vlerësoj se kjo duhet lënë në domenin e vetë Bankës së Lubjanës dhe hetuesisë sllovene si çështje, ndërsa institucionet e Kosovës apo organi i angazhuar për hetim ti referohet si burim. Ndërkohë që Kryeministrin duhet mbajtur përgjegjës për zhvillimin e dialogut për të mos e kthyer në handikap në procesin e integrimeve Euro dhe Atlantike të Kosovës. Siç e vuna në pah, e kam bërë të ditur se “rubla” ruse ardhur përmes bankave të Vuçiq, e ka ba rritjen patologjike kancerogjene të LVV. Mbetet nga organet përkatëse të vërtetohet ky pretendim, për të cilin pas zhvillimeve mese dy vjeçare në vend, kjo qeveri udhëhiqet nga falangat e Vuçiq. Por, afera e fundit e cila u dekonspirua falë shtetit slloven, që nuk është shtet i kapur, si ky yni nga qeveria “rikapëse” Kurti 1&2, duhet të vë në veprim shoqërinë civile, spektrin politik, që ta bëjnë presionin e duhur për zbardhjen e kësaj afere damkosëse të sistemit shtetëror, demokracisë dhe dinjitetit politik të vendit. Opozita parlamentare, krahas presionit ndaj organeve hetimore dhe drejtësisë për veprim juridik, duhet të formoj Komision Parlamentarë Hetimor për situatën por edhe të artikuloj kërkesën për hetim ndërkombëtar të çështjes nga mekanizma për hetim të aferave korruptive ndërkombëtare, si “Guarda de financia” apo të FBI, praktikë që ka ndjekur Shqipëria. “Rruga e parasë” si doktrinë hetimore apo togfjalëshi “Ndiqni paratë/Folow the money”, është shprehja e famshme që atëbotë doli nga afera “WATERGATE” dhe rrëzoj nga pushteti Presidentin e SHBA-ve Richard Nixon. Kjo metodologji hetimore do ta nxjerrë lakuriq ketë qeveri mashtrimi, e cila e ka detyrim ndaj sponzorizuesëve të saj tradhtinë ndaj interesave politike, ekonomike e gjeostrategjike ndaj shtetit e procesit politik. Se liderët opozitarë edhe vet opozita, po luan në fushën e Kurtit dhe pozitës, tregoi edhe futja në “labirintin e miut pas djathit”, në një formë politike qesharake! LDK, strukturë politkëbërëse që është në pushtet që 22 vjet, doli me një reagim infantil. Sipas frymës së reagimit, të paktën një subjekt opozitarë qenka nisur me ecë në hetim të parasë së Albinit, ardhur nga Beogradi, ecje kjo e rreptë përmes konferencës me media! As edhe në këtë kurs veprimi elegant politik, nuk pati asnjë kërkesë për shkarkim të pushtetarëve përgjegjës apo kërkesë tjetër politike, edhe pas tri viteve, që kur kisha ngritur shqetësimin se rritja patologjike e LVV në zgjedhjet e Tetorit 2019, është bërë nga investimi ruso-serb, për të ndërtuar “ruletin rus” në politikën kosovare./www.QendraPress.com/