Në kala të Prizrenit janë hequr tri shkronjat e UÇK_së reagon edhe komuna?!

        Me datën 28 nëntor ,2022,në kala të Prizrenit u patën vendosur tri shkronja e UÇK-së të cilat qytetarët i patën mirëpritur sepse në atë formë mendohej se po nderohej edhe lufta e lavdishme e UÇK-së. Mirëpo për fat të keq tashëm ato janë hequr nga një dorë e padukur, që padyshim që nuk ia donë të mirat e Kosovës pasi që ato rri shkronja të arta paraqesin sakrificën e madhe të UÇK-së dhe Kosovës për liri. Lidhur me këtë vendim vandal ne sot kemi kontaktuar edhe drejtorin e Inspektorateve Islam Ukimeri dhe jemi interesuar se çka në fakt ka ndodhë me ato tri shkronja të arta që paraqesin vlerën e luftës dhe vetë lirinë. Ai ka shprehur indinjatën e tij të thellë edhe në emër ët komunës së Prizrenit duk theksuar se komuna e Prizrenit e dënon një akt të këtillë që nuk përkon me idealin lirisë. Prandaj, ajo dorë e cila ka larguar këto tri shkronja duhet të gjendet nga organet kompetente dhe se duhet të merr edhe dënimin meritor. Sepse ato shkronja në vete kanë idealin e luftës dhe idealin e lirisë së Kosovës.