Masakra e Reçakut, Xhaçka: Vrasja e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve kërkon ende drejtësi.
Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë. Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim. “Përkujtojmë sot me nderim 𝟰𝟱 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim.Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim.Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, shkruan Xhaçka.