Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Albina IDRIZI

Balancë

———————-

Një ti, një unë

luajmë matematikën

e përjetësisë,

pak ti, pak unë

me urtinë e midisit

mbi peshoren

majë abisi,

merr ti, ç’jap unë

ç’tepron nga ti, plotënohem unë

shpëtojmë nga rëndimi,

ujë ti, zjarr unë

mbjell, mbledh

sa ti, sa unë

të mos rrëzohemi,

e të zëmë veten

përfund.

 /www.QendraPress.com/