Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Mimoza Çekiçi RISTA

BARDHËSI NATE

————————————

Si gjethe shuk, veten shtyn nata
qielli i lodhur nga grija.
Kurmin fashon agu .

Hija e mungesës tënde zgjatohet,
krijon harta të reja planetit.

Kalamendet shtrati ku dergjet vetmia.

Tendos këmbët çarçafit bardhosh
si mjelmë e plagosur.

Syri prek heshtjen
ohra e mureve dhimbjen ma shtron
Si llokmat që presin dhëmbët ti kafshojnë.

S’ është
as këtu, as atje
Zemra.
S’ është…

 /www.QendraPress.com/