Zemaj për planet për atentat ndaj tij dhe të tjerëve: Me ditë që janë të VV-së, i shkoj te dera Albin Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie dyshohet se janë kërcënuar dhe ndaj tyre është planifikuar atentat.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi dje se përpos Abdixhikut, cak i sulmit kanë qenë edhe tre deputetët e LDK-së.Bëhet fjalë për deputetët Avdullah Hoti, Arben Gashi e Armend Zemaj.Ky i fundit ka folur mbrëmë për këtë rast.Zemaj ka thënë se janë në pritje të verifikimeve nga organet e sigurisë së Kosovës.Ai madje ka përmendur edhe eksponentët e VV-së, për të cilët thotë se po ta dijë nëse janë të përfshirë në një mënyrë në këtë atentat, do të ju shkoj te dera e shtëpisë.“Kemi pranuar informacion, të bazuar. Por, informacioni së pari është përcjell në organet hetimore, pastaj te Policia e Kosovës. Nuk di më shumë për besë. Për mua dukej fatkeqësisht normale, duke u nisur prej asaj çfarë kemi kaluar si familje. Te shohim çfarë po prodhon e nesërmja. Potencialisht si ideologji mund të jenë të ndërlidhur me VV-në. Me ditë që janë në VV i shkoj te dera kryetarit të VV-së ose të asaj partie, se kam dert atë punë. Nëse ata munden me pas ndikim. Te shohim çfarë po thonë policia dhe partnerët tjerë që kanë informacione. Është tepër e ultë me bisedu, dhe më e poshtër me dëgju që një shqiptar e dëshiron eliminimin.”, tha tutje Zemaj në Kanal10.