Shembull ideal është Suedia,dhe vende tjera të zhvilluara!
Prof,Amantina Pervizaj Kelmendi, Se a duhet procesi mësimor këtë shtator, të fillojë në banakat shkollore?ajo shprehet;-“Le të jetë shpresë dhe motiv kthimi në bankat shkollore përtej ngulfatjes dhe zymtësisë që solli pandemia!
Duke ditur që nga muaji Mars,Unicef dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka botuar manualin për mbrojtje nga Covid 19 dhe mënyrat mbrojtëse,dhe strategjitë e punës në shkolla.
Link: https://ëëë.ëho.int/docs/default-source/coronaviruse/key-messages-and-actions-for-covid-19-prevention-and-control-in-schools-march-2020.pdf?sfvrsn=baf81d52_4&gclid=CjëKCAjë97P5BRBQEiëAGflV6Q6Px7n9lBM29Ro2QiAmN6t5S3oë7-fLkYS-faC_43ë4AygLseDuBRoCjr0QAvD_BëE
Fakt ky që tek ne duhet të krijonte dilemë apo edhe të jetë element për tu konsideruar seriozisht rreth vendimit për ‘mbylljen e shkollave’ si masë mbrojtëse.
Nisem nga fakti se shtetet shumë më të zhvilluara në vetëdije e morën për bazë rekomanduese mbrojtjen por jo izolimin total dhe sot numrojnë shumë më pak raste se ne në raport me numrin e banorëve, shembull ideal është Suedia,dhe vende tjera të zhvilluara!
Sikur në secilën sfidë po e pëson arsimi,në luftë agresive,në luftë biologjike,si dhe në atë sociale.
Naiv dhe mendjelehtë,të ndryshueshëm e injorantë, politikbërës me jetë njerëzish,i kemi prijësit.Të tillët në vend se të gjejnë alternativa,të krijojnë kushte,hapësira dhe udhëzues,e bëjnë më të lehtën-‘ua vënë dryrin shkollave’,gjithsesi më e lehta dhe më e dëmshmja si hap i ndërmarrë!
Nga rezultatet e hulumtimeve të bëra,marr për bazë Raportin :’Mësimi në Distancë,E-Mësimi, në arsimin parauniversitar në Kosovë, në rrethanat e krijuara nga Pandemia COVID- 19′ nga Instituti Pedagogjik i Kosovës,rekomandimet dhe metodologjitë adekuate duket se janë esenciale dhe shumë të nevojshme nëse i referohemi mësimit On-Line të mbajtur dhe një mësimi adekuat ON-Line për tu mbajtur në shkollat tona, duket se është e pa mundur të reflektohet në këto rrethana afatshkurtëra si dhe në fluks pandemie!
Nuk e kemi luksin të humbim më shumë nga se q’kemi humbur ndër sfida!
Nëse kafenetë dhe qendrat tregtare lejohen lirshëm të veprojnë e afarojnë,mësimi gjithsesi duhet të fillojë në banka shkollore! Padyshim,respektimi i masave mbrojtëse dhe higjienike të jet prioritet dhe të ndiqen në përpikëri udhëzimet e organeve kompetente!/qendrapress.com