Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ
Grimca lumturie
——————————–
Të gjithë ëndërrojnë lumturinë
Ku të jetë fshehur vallë,
Në këtë botë të acartë
Për të kudo do të ndez zjarr.
Përse pranë zemrës s’e kemi
Atë që dashurojmë në jetë
Një grimcë lumturie ne jemi
Për atë që na do vërtetë.
Vetëm zemrat e bleruara
Jetën ta bëjnë pranverë
Retë e zeza të stuhisë
Në ditë të bukura na i kthejnë.
Shi, dëborë edhe stuhi
Rreth e rrotull shkatërron
Zemër e vogël Diell që ndrin
Kur vërtetë dashuron.
Do rrënoje ditë tmerri
Do krijojë lumturinë
Me dritë të artë ylberi
Do ndriçojë dashurinë.