Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Liri LEKA

MOS ME VRISNI SHPIRTIN

Mos me rrëmbeni shpirtin,
mosni
është hajnëri
është pasuria ime qe kam
rritur me kujdes,
ujitur me lot
me zjarr zemrash të njoma
qe nuk e gjen askund ne bote ,
Mos ma plagosni shpirtin,
mosni
është mëkat
se është rrita ime
dhe një dhurate
falur nga këngët me iso,
nga lashtësitë
nga buzët e diellit
një urate.
Mos me cenoni shpirtin,
mosni
është pashpirtësi,
eshte melodi që larg jehon
pershperrime shprese
ne fluturim
që lartësitë zapton.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
nuk ka kuptim
se filiz te rinj ai sharton
ne vrafshi një, lindin te tjerë
dhe shpirti im
prapë lulëzon.
Mos me vrisni shpirtin,
mosni
ju bej rixha
lëreni te dergjet mbi lëngatë
te ngrihet e bjere mbi dhimbjen time
si një jehone,
e jo si pikëllim.

/www.QendraPress.com/