Në prag të pranverës a mund ta vazhdojë Kosova me këtë qeveri?!-Shkruan;-Qazim THAÇI
Katër dekadat e fundit Kosovën e kanë përcjellë me ritme të ndryshme dhe etapa zhvillimore me plotë krajata, dhembje e histori të dhembshme, por shumë krenare e plotë atdhedashuri Erdhëm deri në prag të pranverës 2023. tani jemi duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë, sado që mund të jetë finale për definimin e Mëvetësisë së Kosovës. Por, disa informacione të kësaj fundjave, sikur kanë trazuar zemrat e atdhetarëve, atyre që Kosovës i kanë dhënë pafundësisht dijen, djersën e gjakun e bijve apo edhe pjesë të trupit të tyre. Mbajtja e strategëve të UÇK-së padrejtësisht në Hagë,dhe ende me gënjeshtrat e atyre që e kanë shitur shpirtin tek Serbia, e me ato para ende paguajnë edhe portale e të vetëquajtur disa ’’gazetar’’ në bashkëpunim me Serbinë duke menduar se janë dëshmitarë ,ata po mbajnë shpifjen dhe gënjeshtrën si armë të tyre, kundër vetë lirisë së Kosovës. Derisa lidershipi i Kosovës pozitë e opozitë, në këtë prag të pranverës duhet të përbashkojnë idealin e Atdheut që të mbrojnë sa më dinjitetshëm Kosovën. Sepse në të kundërtën mund ta pësojmë ate që as që i duhet këtij populli. Nuk kemi pse e përziejmë këtu elektoratin apo subjektin politikë. Sepse Kosova ka një emër e nuk e ka as :LDK,as PDK, as.LVV, as AAK …apo cilido subjekt tjetër, por e ka Kosovë. Jemi edhe dëshmitarë se çdo ditë e më shumë po pakësohemi e po bëhemi më pak se sa që ishim. Kjo në fakt është edhe një trend botëror, por më pak hetohen në ato shtete që kanë dhjetëra miliona banorë e shumë më shumë hetohen në atë popull që tash rezidentë vështire ta kemi një milion e gjysmë banorë. Qeveria e këtë rast edhe kryeministri duhet këtë gjendje ta sheh më sy më real, e jo si deri më tani. Rambujes i pati thënë jo. Ahtihsarit, jo.Flamurit jo e së fundi edhe pavarësisë i pati dhenë jo sikurse edhe ushtrisë, tani duhet të ndryshojë metodën të jetë me kërkesat e këtij populli dhe të jetë në konturat e qytetarëve që Kosovë të ekzistojë të avancohet e të bëhet shtet i dinjitetshëm, për të gjithë ata që jetojnë nën këtë nënqiell .Kjo pranverë është e vështirë, por nëse përbashkohemi për idealin e atdheut, edhe kësaj here do ta ia dalim,…./www.QendraPress.com/