Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Nexha REÇICA
Kuptimi i jetës time
—————————————–
Je kuptimi i jetës time,
Edhe atëherë kur e vetmuar jam
Në mesin e mijëra njerëzve!
Në krahun tënd
Pushon malli im.
Kur ti buzëqesh
Yjet derdhin shkëlqimin,
Nën te futem si pëllumbeshë!
Në orët e vona të mesnatēs
Ëndërrat syrin e pushtuan!
Shtrydhin ditët e mia
Kur puthje ime të vuri në gjumë!
Je kuptimi i jetës time,
Kur fshihesh në buzëqeshje
Për fatin tim fatlumë,
Kur të dua aq shumë!
Në jetë më bëre aq të fort
Kur më ngrite gjer në qiell,
Pa ty nuk do të ekzistoj
Ndjeva zemrën në planetin tjetër!
/www.QendraPress.com/
———————————————-