Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Fjolla Muhaxhiri AGUSHOLLI

SONTE DUA

—————————————-

Dua sonte dua të ti them ca fjalë
Që asnjëherë në jetë nuk ti kam thënë
Sonte po ndjej të them më fal.
Çdo herë me shpresë të zhgënjyer të kam lënë

Sot jo nuk mundem asgjë më të duroj
Se unë përball teje veç gënjeshtra të kam thënë
Jo, jo s’po mundem as në sy më të shikoj
Se isha e tillë me ty dhe të vërtetën kurrë s’ta kam
thënë

Po ti, ai që nuk i meritoje të gjitha këto
Ti nuk kërkoje shumë, ti doje që bota ime të jesh
Po unë, ajo që kërkoja shumë më shumë
E që nuk e dija se në mua aq vlerë do kesh

E sonte ndjej dhe dua që afër ty të kem
Edhe pse e di që kjo veç ëndërr do jetë.
Po kërkoj që koka jote të flejë në kraharorin tim e
qetë
Me buzë të deh me puthje, të them se të dua vërtet

/www.QendraPress.com/