Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Mimoza REXHVELAJ

Më frikson kjo lojë

————————–

Si pupla e një zogu
Mbi telat e kafazit
lëkundem në krahëzat e heshtjes…
Jeta kompozon e gëlltit sonete.
Luaj me tingullin e pafaj
dhe fajësohem pa faj.
Më frikëson kjo lojë
në tastierë të jetës.
Dua t’i rrëshqas…
sa hedh njërën këmbë
tjetra çalon në krah të saj.
Oh, kafazin e përpijnë xhindet
Hija derdh hije si lugat…
Si pupla e një zogu
Kuturu…
Qorrazi…
rrotullohem
në sqep të ajrit bosh.

/www.QendraPress.com/

%d bloggers like this: