Krasniqi nga Washingtoni: Koordinimi me SHBA-në, më i rëndësishëm se asnjëherë më parë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij në Washington ka zhvilluar një takim me Adi Muzurovic, drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC).
https://zeri.info/ads/inarticle.html Krasniqi ka thënë se Muzuroviçin e ka falënderuar për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës, raporton Zeri.info.
Bëhet e ditur se temë e diskutimit ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi, zhvillimet aktuale politike për çka Krasniqi ka thënë se ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi.
“SHBA-ja ka qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më pare”, shkroi ai në Facebook. /Zëri