Azemi: U stimulua punëtori që merr 700-800 euro pagë, jo ai që merr 200
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, në një konferencë për medie, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e Qeverisë së Kosovës, Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po “sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik”.Ai ka kërkuar që të ndihmohet edhe sektori privat, sepse, siç tha ai, buxheti i Kosovës u takon të gjithëve, e jo vetëm sektorit publik.“Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, punëtorët që mirëmbajnë këtë zyre, paguhen 180 euro. Kjo është shumë shqetësuese për ne”.“Këto paga të ulëta vijnë nga Qeveria e Kosovës. Në vend që Qeveria ta motivojë sektorin privat për paga më të larta, është ajo që i paguan kaq pak punëtorët teknikë”.“Qeveria po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik, e jo ata të sektorit privat. Buxheti i Kosovës është buxhet i të gjithëve. Klasa më e pasur, ajo e sektorit publik u financua, e pikërisht ajo që është më e varfër jo”, u shpreh Azemi.
Tutje, Azemi tha se kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës minimale në 450 euro.
“Kërkesa jonë është që paga minimale të jetë 450 euro. E kemi një pagë minimale që ne mendojmë qe duhet të zyrtarizohet nga Qeveria. Kanë premtuar por nuk e kanë realizuar”.
“Kërkesë imediate e jona është që të gjithë punëtorët të paguhen komfort ligjit të pagave. Ne nuk heqim dorë, ne jemi të Kosovës dhe i shërbejmë shtetit të Kosovës”.