Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë e Sirinë: Raportohet për më shumë se 300 të vdekur e qindra të plagosur
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën, duke lënë të paktën 300 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur.Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.Ndërsa në Siri të paktën 111 njerëz vdiqën dhe më shumë se 500 u plagosën, njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.