“Kur dëgjova zëra, fillova të fishkëllej”, 26-vjeçari i mbijetuar nga tërmeti tregon se ka pirë urinën e tij për të shuar etjen
Marut Babaoğlu, 26 vjeç, mekanik makinash, tregoi se ishte i bllokuar në ndërtesën e tij të shembur në Turqi për katër ditë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.26-vjeçari tregoi se ka qenë zgjuar kur dhe ka ndodhur tërmeti.“Isha zgjuar kur ndodhi tërmeti, zbrita me vrap nga shkallët e ndërtesës – isha në katin e pestë”, tha ai fillimisht.“Arrita mes katit të dytë dhe të tretë, më pas ndërtesa u shemb dhe mbeta nën rrënoja. Isha në një hapësirë mjaft të madhe sa të mund të kthehesha dhe të lëvizja pak, por dora më kishte ngecur. Ishte shumë errësirë.” “Pas më shumë se tre ditësh, më duhej të pija urinën time. Më erdhi aq etje sa u urinova në një këpucë dhe piva nga ajo. Pas një kohe, trupi im pushoi së pranuari urinën, më bëri të vjella”, tha ai.“Kur dëgjova zëra, fillova të fishkëllej. U deshën 12 orë që ata të më përgjigjeshin”, tha ai. “Nga maja e ndërtesës së shembur, ata bënë një tunel për të më arritur dhe për të më nxjerrë jashtë.”/Reporteri.net/