Vargje festive nga poetja;Blerina Tmava VESELAJ
NË PRANGAT E TUA
——————————————–
Ka kohë që më ke lidhur duart
Por nuk ankohem
Ndihem pak e zemëruar
Po me ty çdo herë lehtësohem.
& & &
Më heq mallin e hidhërimin
Sa herë me ty shoqërohem
Mik më të mirë se ty nuk kërkoj
Je shoqërues i çdo kohe.
& & &
Sa ëmbël tingëllojnë fjalët
Si melodi muzikore…
Kur shkarravis në fletët e bardha
Vallëzojnë shkronjat prore.
& & &
E në pranga e tua rri
Të mërzitem s’e kam ndërmend
Shkrimi i ëmbël nga shpirti im
Për dashurinë gjithmonë rrëfen.
& & &
E sa bukur radhiten fjalët
Shpirtin lehtas ma çlirojnë
Posi melodi e maleve
Dashurisë kur i shënoj.
———————————–
MALL
—————————–
Këto pika shiu sot që bien
Më kujtuan këto fjalë
“Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.”
& & &
E unë mall ndiej përherë
Në çdo kohë në çdo varg
E pres shiun të qajmë bashkë
Mallin pak që ta mbaj larg.
& & &
Por kur pikat e tij trokasin
Në dritare e në shpirtin tim
Mall, sa mall ndien i gjalli
A thua shuhet në amshim?
/www.QendraPress.com/