Drejtori i SHP në Prizren, Islam Ukimeri apelon

Të nderuar qytetarë, Për shkak të reshjeve të shiut që po vazhdojnë në territorin e Komunës së Prizrenit, ekipet emergjente të Drejtorisë së Shërbimeve Publike janë në gjendje gatishmërie të plotë dhe janë të angazhuara për të monitoruar situatën në terren. Të gjitha ekipet përkatëse janë të gatshme të ndërhyjnë menjëherë në çdo rast emergjent, me qëllim të mbrojtjes së jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve. Lusim qytetarët që: * Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga vërshimet. * Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në rrugë. * Të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e qytetarëve te shërbimet emergjente ose organet kompetente. Komuna e Prizrenit do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe do ta mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.