131 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/02/klinika-infektive-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439-1-780x439-1-780x439-1.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se janë bërë 87 testime prej të cilave 21 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.Sipas institutit, janë shëruar 13 persona. Kurse 15 të tjerë janë të hospitalizuar.Ndërkohë, rastet aktive në vendin tonë janë 131