Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Adelina PALI
U LODHA
——————————————-
U lodha nga marrëzitë e përditshme,
Nga njerëz që veç punët e tjetrit shikojnë.
Më hutojnë këto gjëra të çuditshme,
Mostra që botën duan “të ndryshojnë”!
Bërtas fort, përditë si e marrë,
Me gjithë shpirt, thërras e thërras fort.
Por askush të më dëgjojë nuk ka dalë,
Ç’ka brenda meje s’e kuptojnë dot.
U lodha, u mërzita nga kjo padrejtësi,
Nga lustrat “të kam shpirt e zemër”
Njerëz kudo mbushur plot hipokrizi.
Që prapë “e keqe” thonë nga ana tjetër.
S’kam më fuqi, nga këta të gjithë
Vërtet u lodha dhe u rraskapita.
Sado u lodha gjë s’nxorra në dritë
S’kam më fuqi,u lodha, u mërzita. /www.QendraPresss.com