Një zyrtar i Komunës së Ferizajt në mesin e të vdekurve nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime
Nga katër personat që humbën jetën në aksidentin fatal në rrugën Ferizaj-Shtime, njëri prej tyre ishte zyrtar në Komunën e Ferizajt.Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ky zyrtar ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”, ka deklaruar Aliu në Facebook.I njëjti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik.Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi!
Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!