“Qenka nxehur z. Peci”, Hoti vazhdon përplasjen me ministrin e Bujqësisë: Sharjet nuk t’i kam borxh
Ka vazhduar në rrjete sociale përballja e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, e cila nisi pasi Hoti hodhi disa kritika në drejtim të ministrit Peci duke thënë se ka rritje të importit të produkteve bujqësore në Kosovë.Ndaj tij u përgjigj vetë ministri, duke ia dhënë epitetin “manipulant” deputetit të LDK-së, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Mirëpo ky i fundit ka reaguar sërish ndaj Pecit, duke e kritikuar për gjuhën e përdorur, dhe duke i thënë se po tenton t’i mashtrojë qytetarët me statistika.“Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes. I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime”, shkroi Hoti në Facebook.Në fund, Hoti ia parashtroi edhe një pyetje Pecit, para takimit të Kurtit me Vuçiqin në Bruksel.“Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!”, shkroi ai. /Reporteri.net/.