HOÇJANI QË HOÇËS IA SHTON KRENARINË!

                  Krenaria sa vije e shtohet kur për sukseset e të merituarve të vendlindjes time, dëgjohet larg e më larg. Hadis Nexhit Shala, nga Hoça e Qytetit, si student i talentuar dhe me performancë të lartë në studime, tashmë është bursist i Gjermanisë. Këtë e dëshmon edhe kjo certifikatë e ndarë nga Ministria për Arsim dhe Hulumtim e Gjermanisë.

Hadis, paç shëndet dhe marshofsh suksesshëm drejt piedestalit akademik që, Hoçën tonë, dhe jo vetëm atë, ta bësh edhe më krenare!

DANKE DEUTSCHLAND!/Shkruan ne fb shkrimtari Çerkin Bytyçi/transmeton/www.qendrapress.com/