Fryma poetike e së dielës me poetin;-Gëzim AJGERAJ
THYER S`MË KENI
—————————–
Edhe njëqind hile
të londërta a të berlinta të m’i bëni
mua s`më thyeni
Edhe njëqind gurë
gjoksit tim të m’i ngulni
atdheun s`ma ndani se s`ma ndani
Edhe njëqind herë
barbarit të Kalamegdanit krimet t’ia miratoni
mua s`ma humbni farën se s`ma humbni
Qe njëqind vjet
u mësova të hap e të mbyll varre
nënshtruar s`më keni
Unë isha këtu
qysh kur foli Zoti shqip
/www.QendraPress.com/