Fryma poetike e së dielës me poeten:-Armenida QYQJA

KËSHTU, GJITHMONË-

—————————-

Pres me padurim të më marrësh

Sërish brenda syve të tu,

Me gëzimin tim foshnjërak të mbushet

Bluja e tyre e pafundtë…

Si një qiell që ka gjetur diellin do t’jetë,

Zogj që fluturojnë s’do të ketë, vërtetë,

Veç hareja e mijëra cicërimave

Shpirtin do të mbushë buzë më buzë…

Kështu është kur dashurohen fëmijët,

Rri me mua, kështu, gjithmonë!

Vallë, a s’ke dëgjuar të thonë:

Të rritesh është një kurth nga ku më s’shpëton?!

/www.QendraPress.com/