Fryma poetike me poeten;-Fatime KALIMASHI
SHKRONJAT ABC…
(Ripostim)
Sa të mira sa të bukura
Sa të mençura sa të çmuara
Sa të ëmbla sa të lumtura
Aq sa jeni të vetmuara
Aq më tepër të bashkuara
Të fuqishme kur jeni të shkruara
Nganjëherë bëni hata
Thurni vargje me sevda
Kush nuk mundet me iu ngja
Nganjëherë tregoni ngjarje
Sa për mirë sa për ndarje
Tregoni të vërtetën s’keni qare
Oh! Ju shkronja të arta
Sa të shkurta e sa të gjata
Unë falë jush thash atë që pata
/www.QendraPress,com/