Fryma poetike e së dielës me poeten:-Marjola SALATAJ

DHIMBJE SHPIRTI

———————————————-

Me lot e lava unë pragun tënd

në gji mbështolla pafund kujtime,

veçse e zbrazët në shpirt unë mbeta,

Si foshnja pa nënën ,jetime.

Sa shumë mund dhe sakrifica

të të gëzoja ,fole e shtrenjtë,

sado e vogël ,sa një kuti

ti brenda mbaje një bot të tërë .

Prej dashurie i kishe muret,

me zërat brenda si jehonë

por lamtumirën shumë shpejtë ta dhamë

ashtu qe shkruar ky fati jonë.

Ishte vet fati ,pas ne e ndoqëm

në vend të huaj, kërkuam shpresë

por shkuan vite ,dimre behare

mbeti dhe zemra ,ndarë në dy pjesë.

/www.qendrapress.com/