29-vjeçari mëson se ka zemrën në krahun e djathtë, mjeku rrëfen përjetimin e të riut

                     Mjeku kardiolog Kristo Papa tregoi në një intervistë për Euronews Albania rastin e një djali 29-vjeçar i cili u diagnostikua me zemër në krahun e djathtë.Mjeku shqiptar, i cili ushtron profesionin e tij në Londër, tha se 29-vjeçari shqiptar në fillim u tremb, por më pas qeshi kur mori vesh se veçoria e tij ishte tepër e rrallë në botë.Mjeku tha vetëm 5-6 raste të tilla janë në botë, duke shtuar se pacientët duhet të kenë një kujdes të veçantë.

Pjesë nga biseda:

Kristo Papa: Ky është një rast i rrallë mund të jenë 5-6 raste në të gjithë botë. Në këtë rast kemi zemrën e invertuar komplet djathtas, ndërsa pjesa abdominale janë në pjesën e majtë të pacientit. Pacienti është një shqiptar i ri në moshë. Punon dhe jeton në Londër. Ai më kërkoi ndihmë për arsye shëndetësore. I dhashë ekspertizën time, i bëra dhe një ekografi, ku vura re që barkushen e majtë e kishte të ënjtur. Kjo për ne mjekët kardiologë përbën alarm.Sidorela Gjoni: Djali është 19 vjeç nuk e dinte që e kishte zemrën në krahun e djathë, e mori vesh tani?Kristo Papa: Mesa më tha e dinte, por nuk ishte në dijeni për shqetësimin që po i krijohej tani. I thashë që ai duhet të survijohet, pasi ventrikuli i majtë i tij, ka një ënjtje të madhe e cila është në bazë të gjenetikës. Në këtë rast mund të jetë e lidhur me simptoma të tjera. Pacienti u paraqit me vështirësi të frymëmarrjes.Sidorela Gjoni: A u tremb, si reagoi kur i thatë që e ke zemrën në krahun e djathtë?Kristo Papa: Nga një anë u ndje shumë i veçantë pasi i thashë është gjë shumë e rrallë. Qeshi! Por nga ana tjetër i thashë që i duhet kujdes. Duke qenë se i fola shqip ai u ndie edhe mirë e ngrohtë se tha kam një