Vajza 22-vjeçare në Prizren tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

                 Zëdhënësi i policisë  Rajonale në  Prizren togeri Shaqir Bytyqi, për Rtv ‘’Besa’’  sot  ka njoftuar se dje rreth 20  e 35,  lidhur një rast   të  një  22 vjeçare    me inicialet D.V, e cila ka konsumuar  medikamente  në sasi të madhe  duke përkeqësuar edhe gjendjen e sajë  shëndetësore sidomos tableta  ‘’paracetemol’’  

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi Bytyqi e këtë  e konfirmojmë  edhe burime  brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj dhe ka  marrë po trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit. Të këtij rasti  pohon togeri Bytyqi. Kurse  tashmë  raste e këtilla  janë shpeshtuar  dukshëm  e këtë e pohon edhe  togeri Bytyqi. Derisa  lidhur me këto raste  supozohet se po ndikojnë drejtpërdrejtë  edhe  gjendja familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer  akte të këtilla.