Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hyrije JUSUFI
KOHA IME
———————-
Nga dhimbja e vetmisë
Më kallen dejet e zëmrës
Se tash kam kohë më shumë të jem në kraharorin tënd,
Nuk iku me brishtësinë mëngjesit që frymën ta merrte,
acari i janarit zgërdhihej me mua,
më kafshonte buzët
rrugëve të zymtësisë për mbijetesën në qytetin e ftohtë akull
me terrin ditëve të shkurtra dimrit
m’përcillte frika e natës hajdute që e ndija shpesh se po i vjedh më të mirën shpirtit…
Një copë trishtimi plasaritte nervat e trurit
e ikja ime
mëngjeseve merrte dhimbjen me vete…
Për të kthyer mbrëmjeve vonë me ndjenjën e gruas punëtore
Asaj që do ti plotësonte vrimat e shpirtit të paaftësisë
e kohës sate kafshoje dhimbjen me trishtim!
Ofshamat e ankesat që ishin bërë si kullë braktisur djegur,
në litarin e persekutimit
Po nga ato edhe pikëloti avullohej e riga e shiut derdhej
e prapë shkrumb shpirti
Nuk e dija stacionin tënd të fundit …
Paafatësisa e biletës për rrugën e nisjes do merrje çmimin e përdalë të kohës me mashtrimin zvarrë…
Të rrugës mbrapa për të pasë jetë…
Provo të shikosh Diellin në sy!
Natën yjet me hapin mbështjellin Hënën në përqafim!
Gjykimin do ta pres këtë botë
Atje dua të shkoj pa asgjë,
do lë “amanet”
Nuk e dua as qershafin e bardhë e as fustanin e nusërisë,
Pa asgjë ju lutem
Ashtu lakuriq si lindja …!
Ta dish
Kam tash ditën time !
Ditarin e dramës do e lozin aktorë prestigjioz
Skenari “koha ime”
Dua ta mbyllë si fletë të bardhë
Sterile!
/www.QendraPress,com/