Bashkëpunimi i zejtarëve me gazetarë, nevojë e domosdoshme për sukses;-Shkruan ;Msc:Afrim TEJECI, kryetar i Odës së Prizrenit
Të takimin e sotëm të Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës dhe FDFA, ku ishin gazetarët e rajonit të Prizrenit,isha i ftuar edhe unë në cilësinë e e kryetarit të Odës së Prizrenit. Pas diskutimeve që patën Qazim Thaçi, me emër të gazetarëve te regjionit dhe Ymer Mushkolaj, ku i pari foli për gjendjen e gazetarëve në rajonin Prizrenit dhe i dyti për zhvillimet e fundit në konceptin e vetërregullimit dhe kodin e etikës, e ku në këtë temë diskutuan edhe gazetarët; Qazim Morina .Fisnilk Minci, Rami Berisha,Bashkim Gashi e Refik Kasi, patën edhe diskutime tjera që lidheshin pikërisht edhe me bashkëpunimin që duhet ta kemi në të ardhmen ne bizneset me gazetarët. Në këtë takim unë jam fokusuar lidhur me bashkëpunim që duhet ta kemi me media ., sepse vetëm ai bashkëpunim na qon drejtë sukseseve të përbashkëta. Në këtë takim u dakorduam që në të ardhmen bashkërisht të takohemi e të diskutojmë për mbarëvajtjen e mendiave e po ashtu edhe suksesin që mund ta shënojnë afaristët . Takimi kishte një frymë të fillojë dhe një nismë të mbarë bashkëpunimi. Këtë iniciativë e përkrahi shumë Ymer Mushkolaj dhe gazetarët duke premtuar se nuk do të mungon edhe bashkëpunimi nga Prishtina I Këshillit të mediave të Kosovës.