“Rrezik permanent, konflikte”, Haliti jep parashikimin e tij nëse nuk nënshkruhet marrëveshja në mars
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar mbrëmë se nëse brenda marsit nuk nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë sipas tij, do të krijohen situata të paparashikueshme në veri të vendit tonë.Për më tepër, ligjvënësi opozitar deklaroi se e sheh rrezikun që serbët ta shpallin autonominë në veri të Kosovës.“Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo, shoh rrezikun që t’i hapet mundësia për ta shpallur autonominë në veri dhe për të krijuar situata të paparashikueshme. Nuk dua të spekuloj publikisht për disa gjëra që mund t’i dijë, ose mund të kem informacione. Por, unë shoh rrezik permanent, s’do të thosha konflikt të madh, por konflikte të paparashikueshme, veçanërisht në veri në qoftë se nuk realizohet kjo brenda marsit”, tha Haliti në Tëvë1.Në anën tjetër, pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth zbatimit të planit franko-gjerman