Pamje të reja të përmbytjeve që goditën Turqinë
Të paktën 14 njerëz raportohet se kanë vdekur dhe disa të jetë supozohet se janë të zhdukur pas përmbytjeve në dy provincat juglindore të Turqisë.Guvernatori i Sanliurfa, Salih Ayhan, tha se provinca e tij nuk kishte parë kurrë përmbytje si ajo dhe zyrtarët u bërë thirrje banorëve që të evakuoheshin nga katet përdhese dhe bodrumet e shtëpive, shkruajnë mediat e huaja.Atje disa persona, përkatësisht veturat e tyre janë parë duke “u tërhequr zvarrë” nga rryma e përmbytjeve dhe personat që u përpoqën të ndihmonin të bllokuarit e pësuan edhe vetë.
Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz gjetën vdekjen dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin kur një kamion “rrokulliset”, si pasojë e “ujit të fuqishëm”.Gjithashtu aty shihen disa vetura që “notojnë” si dhe njerëz që tentojnë të shpëtojnë të tjerë nga përmbytjet.