Një e vdekur dhe pesë të lënduar pas një aksidenti të rëndë në Gjakovë

                         Një këmbësore ka vdekur pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës.Lajmin e ka konifrmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.Elezaj ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe janë lënduar shtatë persona. Ai tha se dy këmbësore, dy vozitësit e makinave dhe tre pasagjerë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.Elezaj tutje ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor, por për shkak të lëndimeve të rënda trupore, ka ndërruar jetë.“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër). Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka bërë të ditur Elezaj për Insajderin.