Fryma poetike të së dielës me poeten;-Brixhilda DEDE

TRËNDAFILI I KUQ

——————————-

Jam trëndafili yt i kuq.

Në mungesë harrese, gjembat zgjat e çpoj.

Jam trëndafili yt i kuq.

Për ty hap petale, flladëroj.

Jam trëndafili i kuq pranveror.

Vetëm për ty lulëzoj.

Në ndërrim stine,

Lus, thellë të thithësh aromë.

Derdhur pigmentin zemrës tënde, të jetojë.

Deri në pranverën e hershme.

/www.qendrapress.com/