Fryma poetike të së dielës me poeten;-Shukrije GASHI
KUR TE DHEMBE SHPIRTI
——————————
14 prill 2023
Në Mileniumin e Ri asgjë e mirë u ndodhi
shqiptarëve lakmitarë e vazal “t’padukshëm”
në rendin e ri të popujve t’kamun sedër elitë
edhe atë pak tokë e kulturë evropiane e shitën
Tregtarë Flamujësh biznesor militantët e kusarë
bastard – hajdut që bregdetit Adriatik e Jon
u bien mohit shqip faltoreve tona plisbardha
kudo ua rrënuan strehën amtare larë me kristale
bore t’ Shqipërisë Mëmë zonjërëndë
e Perëndia shqip e të Madhit Fishtë
trishtuar mohit mallkon bijtë e vetë
verbëruar shurdhuar sot veshur me petka
të huaja azdisur patkonjsh hileqarë
tek vranë e braktisën mrekullinë e lutjeve shqip
“Formulën e Pagëzimit”
për ta zëvendësuar me një gjuhë e kulturë
që kurrë foli a frymoi shqip dhe as njohu
plagët e dhimba tona kombëtare as dje e nesër
Ah bajraktarizmi e helmi i sert individual
tërkuzë zotrinjësh e agallarësh vazalë
po e ha çdo ditë me nge “Udhën e Shkronjave”
t’alfabetares shqip e trurit po i stërkeqen
neuronet e kujtesës e palcës kombëtare
Ehhh klithmat e të madhit Dhaskal Todhiri
se ç’ më goditën sonte si çekan në kokë
e më dhembi shpirt i jehut të Tij kushtrim:
“Tunxh o Bir…
të huajt duan t’na e varrosin gjuhën t’ëmë o bir,
dhe këngët dhe kujtimet e trimave,
kto shkronja do ti mbajnë gjallë !
– Tunxhi: Qenkan flori i vërtet zotri.
– Dhaskali: Floriri tretet e humbet
kurse gjuha dhe këngët mbeten…” *
O ju t’ mjerë “trima të mileniumit të ri”
vegjetues e lakej
shkunduni nga harresa kombëtare mbushuni me frymëmarrje të gjuhës së bukur amtare
bëhuni vetëvetja vetëm edhe njëherë më shumë
se kurrë sot me profecinë e shenjtërimit shqip
“Udhën e Shkronjave” frymëzim…
Për lexuesin, teksti nën thonjëza* marrë nga portali – “Thesari i Jetës” por jo edhe poezia, kjo është e imja.
/www.qendrapress.com/