Çaste poetike me poetin;Brixhilda DEDE

MË LËR TË TË ADHUROJ SOT

———————————————–

Dashuromë sa të mpish ç’ do qelizë trupore e shpirtërore me helm të ëmbël.

Paralizo mendimet, deri sa goja të heshtë e zemra të flasë.

Më pas, hap kafazin e kanarinës e lëre të lirë.

Të shohim dashuria apo egoja do të bërtasë.

Vizito shpesh ëndrat e mija,

Si rrahje hekuri nënë zjarr.

Deftohu miqve për dashurinë tonë.

Prej kurkujt mendim, mos u varr.

Jam e sotmja, fjala, e bukura.

Dashuria, mbitoka, flaka, bota.

Vrapo,.. mos të bëhem hi.

Zjari që ndeze, nuk është heshtje, qetësi.

Jam grua mitike, dashuroj.

Më lër sot, të të adhuroj.

Të mos pendohesh nesër një ditë.

E sotmja për të jetuar lind.

Nesër, bota mund të jetë fikë.

===================

TEKST PËR KËNGË

—————————-

Moj hajmali, ëngjëll kur m’ fle,

A pyet për mua, gjum’ kur s’ zë?

Më vodhe gjumin, natën me hënë.

Një shteg më mbeti, pusi për të zënë.

Virgjër, ligjëron ndjenja në shpirt,

Si ditën e parë, të paça sy ullinjtë.

Zemra flladron ndjenjë dashuri.

Si të isha djalë, moj djalë i ri.

Livadhesh kur më rend si një sorkadhe,

S’ mundem me të kap moj shtojzavalle.

Ma bëj halal këtë dashuri.

Jeta ngjan ferr, larg nga ty.

Në bucel te përroi më shtir pak ujë,

Të shuaj etjen e zemrës të sëmurë.

Filloja këngës kanare.

Dilmë pak dilmë, moj në dritare.

Po çelin lulet e bozilokët.

Vetmisë mbyllur, s’ më duhen shokët.

Dil në bahçe moj gushë pëllumb,

Pa dritën tënde, bëhem shkrumb.

========================

ME TY NJË JETË DUA TË JEM

—————————————

Nuk mbaj mend shkakun e ndarjes.

Të kërkoja, më mungoje, e di.

Tani mbi gjoksin tënd fle qetë.

Vështrimin e ëmbël, mbyllur në gji.

Në gjak e shpirt një ndjenjë më vlon.

Një dashuri sa një jetë, s’ është marrëzi.

Më shtrëngo fort, mos më lësho.

Me mugove shumë shpirt, e di.

MERE

Mere dhe jetën time po e deshe.

Do të ekzistoj në një shpirt të kaltër me re bardhësi.

Mbledhur, srukur aty le të jem.

Lypur qoftë, më e madhe lumturi.

Brixhilda Dede @