Çaste poetike me poeten;-Migel FLOR

HËNË E TRISHTUAR
——————————
Pa ngjyrim më duket deti
shpirtin brenda po më merr
Syrin m’a rrëmben qyteti
Dritë’ fikur si në ferr…
Kuis brava e shtëpisë
Pret të zotin që s’e sheh
Tymi blozë endet çatisë
Si jetimi pa një strehë
Gojë-prerë rrinë të gjallët
dritë e syrit u rri fikur
Presin agun shpirtë-vrarët
Presin fatin që ka ikur
Nën gjuhë si ar i fshehur
Më çel loti prushëruar
Feks hënëza dritë krehur
Ndizet shpirti i praruar…
Migel Flor
/QendraPress/